September 25, 2025

admin

E fundit! “Têrmet” ne PS, shkarkohet zv ministrja e fuqishme

Në kuadër të lëvizjeve të reja në kabinetin qeveritar “Rama 4”, ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali, është emëruar Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, duke e rikthyer Bilalin në një post drejtues, këtë herë në një nga ministritë më të rëndësishme të qeverisë, që mbulon një pjesë të konsiderueshme të investimeve publike dhe buxhetit shtetëror.

Edona Bilali është një figurë e njohur në politikën shqiptare, veçanërisht për angazhimin e saj me të rinjtë dhe sipërmarrjen. Ajo ka mbajtur më parë detyrën e Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe ka shërbyer si deputete e PS-së për disa vite.

Ndërkohë, një tjetër rikthim vjen edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, ku Eugena Tomini është emëruar sërish zëvendësministre. Tomini, e njohur për rolin e saj gjatë pandemisë dhe më vonë si drejtuese e Institutit të Shëndetit Publik, rikthehet në një pozicion që e ka mbajtur më parë.

Këto lëvizje janë pjesë e një riformatimi të brendshëm në qeveri, që synon të rrisë eficiencën në menaxhimin e sektorëve strategjikë dhe të përforcojë rolin e figurave të konsoliduara politike dhe profesionale.

Qeveria ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli (Kapisyzi).

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, teksa në vend të Mira Rakacollit, në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë është emëruar Eugena Tomini.

Mira Rakacaolli (Kapisyzi) u bë e njohur për publikun gjatë kohës së pandemisë Covid-19, me daljet e saj të shpeshta publike.

Ndërkohë, Eugena Tomi ka qenë edhe më parë zëvendësministre e Shëndetësisë, teksa ka pasur edhe postin e drejtueses së Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u shkarkua nga detyra edhe zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila, pasi u fotografua duke pirë cigare në ambientet e mbyllura të një lokali, në shkelje të ligjit. Në vend të tij, në postin e zv.ministrit të Brendshëm u emërua ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka.

Po ashtu, edhe ish-ministrja dhe ish-deputetja Edona Bilali, pasi mbeti jashtë Kuvendit, është emëruar në postin e zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.