October 9, 2025

admin

Hallet Marrin Fund per 4 Shenja BOLLEK dhe PASURI deri ne 15 Tetor Ja Kujt i Prin Fati Madh

Astrologia e njohur Meri Gjini ka zbuluar parashikimin e horoskopit për këtë javë në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, ku ishte e ftuar me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Sipas saj, java nis nën ndikimin e Hënës së Plotë te Dashi, një moment i fortë astrologjik që sjell energji, qartësi, por edhe tensione në disa fusha të jetës.

Pas disa orësh, Mërkuri kalon te Akrepat, duke gjetur aty Marsin, një kombinim që nxit vendosmëri, pasion dhe zhvillime të papritura në marrëdhënie apo çështje profesionale.
Meri thekson se kjo javë do të rikthejë tema të lëna përgjysmë që nga muaji mars-prill 2025, duke sjellë mundësi për zgjidhje ligjore, profesionale apo personale.

Në përgjithësi, Mërkuri në Akrep ul ritmin dhe ndihmon për një qasje më të thellë e të qëndrueshme, ndërsa Venusi dhe Jupiteri në bashkim sjellin rregullime financiare dhe përmirësime në ekonomi.
Këshilla e astrologes: “Niseni javën duke përcaktuar prioritetet dhe detyrimet kryesore ekonomike. Organizimi sot është çelësi i suksesit të kësaj jave.”

♈ Dashi

Kjo javë e vendos shenjën tuaj në qendër të vëmendjes.
Hëna e Plotë te Dashi ju mbush me energji dhe dëshirë për t’u afirmuar në punë. Megjithatë, Meri këshillon të shmangni tonet e larta dhe impulsivitetin.
Neptuni ndikon në mënyrën se si ju shihni ëndrrat dhe ambiciet – ndaj përqendrohuni te projektet konkrete, jo tek iluzionet.
Në aspektin profesional, mund të merrni një lajm të mirë, ndërsa në familje kërkohet më shumë durim dhe komunikim i qetë.

♉ Demi

Për Demin, puna dhe stabiliteti profesional janë në fokus.
Kjo javë sjell informacione të vlefshme, kontakte të reja dhe mundësi për rritje në karrierë.
Mërkuri dhe Marsi, që qëndrojnë përballë shenjës suaj, favorizojnë negociatat dhe bashkëpunimet.
Gjithsesi, Hëna e Plotë mund të nxjerrë në pah lodhjen emocionale në familje.
Këshilla e Merit: “Mos e ngarkoni veten me detyra të shumta në ditët e para të javës — pushoni dhe sistemoni energjitë tuaja.”

♊ Binjakët

Për ju, Hëna e Plotë sjell ndjeshmëri dhe pasiguri profesionale.
Mund të ndiheni të vëzhguar apo të gjykuar për mënyrën si e kryeni punën.
Meri sugjeron të mos jeni shumë vetëkritikë — komunikoni hapur dhe kërkoni mbështetje nga njerëzit e afërt.
Bashkimi i Mërkurit me Marsin në sektorin e familjes ju ndihmon të sqaroni një keqkuptim të vjetër dhe të rigjeni harmoninë në shtëpi.

♋ Gaforrja

Për Gaforret, kjo javë është moment i artë për marrëveshje dhe bashkëpunime të reja.
Venusi është planeti që ndriçon shenjën tuaj dhe ju jep sharm, fat dhe ide të frytshme.
Nëse keni një projekt profesional apo personal që kërkon qartësi, këtë javë është koha e duhur për ta nisur.
Mërkuri dhe Marsi te Akrepi janë aleatë të fortë: do të ndiheni më të sigurt, më të fokusuar dhe më produktivë.
Vetëm kujdes me kohën – mos harroni veten në mes të punëve të shumta.

♌ Luani

Kjo Hënë e Plotë te Dashi ju mbush me optimizëm, pasion dhe dëshirë për lëvizje.
Jeni gati të “vraponi” pas qëllimeve tuaja, por çështjet familjare apo emocionale mund t’ju ngadalësojnë disi.
Meri sugjeron të kërkoni balancën e artë mes punës dhe jetës personale.
Në dashuri, pritet një ndryshim pozitiv që do t’ju japë më shumë besim dhe qetësi.

♍ Virgjëresha

Për Virgjëreshat, kjo është një javë ndërtimi dhe qartësie.
Jeni gati të nisni një cikël të ri pune dhe të vendosni bazat për projekte afatgjata.
Venusi në shenjën tuaj sjell zhvillime të mira në ekonomi dhe çështje bankare, ndërsa Hëna ndikon në marrëdhëniet familjare duke ju afruar më shumë me njerëzit e shtëpisë.
Këshilla e Merit: “Mos e lini asgjë për nesër, veproni tani. Planifikimi është arma juaj më e fortë.”

♎ Peshorja

Kjo Hënë e Plotë ju sjell në qendër të vëmendjes, veçanërisht në çështjet profesionale dhe bashkëpunimet.
Do të ndjeni një valë të re energjie që zgjat për rreth 28 ditë, duke ju dhënë mundësi të shkëlqeni në fushën tuaj.
Megjithatë, tensionet në familje mund të ndikojnë në humorin tuaj, ndaj përpiquni të ruani qetësinë dhe diplomacinë që ju karakterizon.

♏ Akrepi

Një javë e fuqishme për ju, pasi Mërkuri dhe Marsi kalojnë në shenjën tuaj.
Është koha për transformim, vendime të guximshme dhe rigjallërim të karrierës.
Meri këshillon që sot të kujdeseni për shëndetin dhe trupin, ndërsa nga nesër energjitë rriten ndjeshëm.
Mos u shqetësoni për thashethemet apo prapaskenat — fokusi juaj duhet të jetë përpara, jo pas.

♐ Shigjetari

Për ju, kjo javë është shumë pozitive dhe qartësuese.
Hëna e Plotë ndihmon në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me studimet, udhëtimet apo dokumentet ligjore.
Nga sot deri më 23 tetor, keni mundësinë të mbyllni me sukses detyrimet e vjetra dhe të hapni një faqe të re.
Meri Gjini ju këshillon të mos humbni fokusin: “Çfarë nuk mbyllet tani, do të ju rëndojë më vonë.”

♑ Bricjapi

Java për Bricjapët është plot ndryshime dhe surpriza pozitive.
Agjenda juaj mund të përmbyset disa herë, por çdo ndryshim do të jetë për më mirë.
Keni energji të lartë dhe komunikim më të mirë me kolegët dhe familjen.
Vetëm një këshillë: mos u tregoni shumë autoritarë në shtëpi, lërini të tjerët të shprehen lirshëm.

♒ Ujori

Kjo Hënë e Plotë fokusohet te fëmijët dhe financat.
Në aspektin ekonomik do të merrni informacione të vlefshme ose mundësi të reja për përfitime.
Për Ujorët e lindur në ditët e para të shenjës, kjo është një periudhë me fat dhe stabilitet emocional.
Keni mundësi të madhe për të zgjidhur një çështje të rëndësishme familjare që ju ka shqetësuar prej kohësh.

♓ Peshqit

Energjitë e kësaj jave janë intense, por të dobishme për ju.
Edhe pse ndonjëherë ju mungon guximi për të shprehur optimizmin, projeketet që keni nisur në pranverë tani marrin hov.
Mërkuri dhe Marsi ju japin guxim, ndërsa Saturni ju ndihmon të ruani stabilitetin.
Kjo është një periudhë e shkëlqyer për dashurinë, krijimtarinë dhe vetëbesimin.

Kjo javë astrologjike sjell ndryshime të mëdha, energji të reja dhe vendime të guximshme për shumë shenja.
Hëna e Plotë te Dashi nxit veprimet, ndërsa Mërkuri në Akrep kërkon reflektim të thellë.
Sipas Meri Gjinit, ky kombinim është balanca ideale mes pasionit dhe qetësisë, ndaj shfrytëzojeni për të bërë lëvizjet e duhura në karrierë, dashuri dhe ekonomi.