Meteorologia e njohur Lajda Porja paralajmëroi sot për një javë me kushte ekstreme atmosferike, gjatë një interviste në emisionin “Wake Up”. Sipas saj, temperaturat e larta të regjistruara këtë muaj kanë krijuar terrenin për reshje intensive dhe rrezik të shtuar për përmbytje në disa zona të vendit.
“Nëntori ka qenë dukshëm mbi normat e zakonshme, me temperatura që kanë arritur deri në 27 gradë, ndërkohë që vlera mesatare është rreth 19.5-20 gradë. Ky ngrohje e pazakontë ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta: reshje të dendura dhe fenomene ekstreme,” u shpreh Porja.
#### **Cilat Zona Rrezikohen Më Shumë?**
Sipas hartës së prezantuar nga meteorologia, veriu i Shqipërisë është më i ekspozuari. Shkodra, Puka, Lezha, Bajram Curri, Bulqiza dhe zonat malore si Thethi, Dragobia e Fierza pritet të përballen me sasi reshjesh që mund të arrijnë deri në 300-350 mm. “Ngjyra rozë në hartë tregon intensitetin maksimal të reshjeve, dhe fatkeqësisht, i gjithë veriu është në këtë kategori,” theksoi Porja.
#### **Rreziku i Përmbytjeve**
Me reshje që pritet të zgjasin nga e marta deri të shtunën, probabiliteti për përmbytje është shumë i lartë. “Shkodra mund të regjistrojë deri në 240 mm shi brenda pak ditësh, duke tejkaluar normën mujore prej 204 mm,” shtoi ajo. Megjithatë, një lajm pozitiv është se kaskadat aktualisht janë nën nivel, falë mungesës së reshjeve gjatë pjesës më të madhe të muajit.
#### **Pse Nëntori Është Muaji Më i Lagësht?**
Porja kujtoi se nëntori historikisht është muaji më i lagësht për territorin shqiptar, ku bie rreth 90% e reshjeve vjetore. Por kur kemi fenomene ekstreme, këto norma përmbysen, duke sjellë rreziqe të mëdha për infrastrukturën dhe banorët.
