Skip to content

Spektakël në “Air Albania”, Tirana shume e vogel perballe Dinamos, Bardheblutë reagojnë “pas pilafit”

Dinamo dhe Tirana po përballen në “Air Albania” për javën e 14-të në Abissnet Superiore. Pjesa e parë është mbyllur 3-1 për “Blutë”, të cilët vijnë pas 4 javëve pa fitore, tre barazime dhe një humbje.

Dinamo gjeti golin që në minutën e 4-të, Dejvi Bregu kroson nga goditja e dënimit, Guindo dërgon me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 11-të, Eridon Qardaku ekzekuton një goditje dënimi perfekte dhe topi përfundon për herë të dytë në portën e mbrojtur nga Angelo Tafas.

Në minutën e 25-të, ishte radha e Bregut për të gjetur rrjetën, vlonjati shënoi me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Nani. Në minutën e 39-të, Tirana reagon duke gjetur golin me Rafael, i cili shënon me një goditje tejet të bukur nga distanca. Pjesa e parë, Dinamo-Tirana 3-1.

Published inArt