Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 14-të të Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta dhe Elbasani u ndanë në barazim pa gola. Pavarëisht rasteve dhe përpjekjeve të të dy ekipeve, shifrat mbetën të pandryshuara.
Një moment interesant ishte edhe ikja e dritave në stadium për disa minuta. Ky barazim i leverdis më shumë Elbasanit, që aktualisht kryeson renditjen me 26 pikë. Teuta mbetet në vendin e katërt me 22 pikë, por renditja mund të ndryshojë në varësi të rezultateve të ndeshjeve të tjera.
Ndërkohë në “Arenën e Demave”, Partizani ka fituar 1-0 ndaj Bylis. Goli që vulosi fatin e takimit u shënua në minutën e 72-të, ku shënoi zbulimi i Olition Kërnajës, Diego Contreras, i ardhur nga Patizani B.
Pas kësaj fitoreje, Partizani ngjitet në vendin e gjashtë me 17 pikë, ndërsa Bylis mbetet në vendin e tetë me 13 pikë.
