Influencerja e njohur Hatixhe Brika, e cila në rrjet njihet si Hati, shkaktoi një furtunë spekulimesh në rrjetet sociale me një postim misterioz.
Fillimisht, Hati ndau me ndjekësit e saj foto ku shfaqej me një fustan nuseje, pamje që menjëherë ngjalli spekulime se ajo mund të kishte bërë hapin e madh në jetën e saj private. Rrjeti u mbush me komente dhe hamendësime rreth një martese të mundshme.


Në një postim të dytë, ajo ndau një foto nga afër të dorës së saj me një unazë, shoqëruar me mbishkrimin “I said yes to the dress!” (Unë i thashë po fustanit!).
Ky postim i dytë shërbeu si sqarim indirekt: velloja dhe gjithë postimi ishin pjesë e një fushate reklamuese.
Hati dëshmoi sërish se di si të përdorë vëmendjen e publikut edhe kur bëhet fjalë për të promovuar bashkëpunimet e saj. /Prive By Liberta Spahiu