Kalo tek përmbajtja
Në shtëpi » Alegrit i iken mendja! Perballe JUVES do te zbrese ne fushe pa mesfushorin ne forme te papare

Alegrit i iken mendja! Perballe JUVES do te zbrese ne fushe pa mesfushorin ne forme te papare

Skuadra e Milanit arriti të marrë një fitore tej mase të rëndësishme në “San Siro” kundër Lazio (Serie A), aty ku vendosi goli i sulmuesit Reafael Leao.

“Djalli’ do të zbres në fushën ndaj të njëjtit rival, por kësaj radhe e vlefshme për Kupën e Italisë, faza 1/8. Takimi do të mbahet në “Olimpico”, nesër në mbrëmje prej orës 21:00.

Mediumi prestigjioz në Itali “TuttomercatoWeb” bën me dije se mesfushori kryesor i Milanit Youssouf Fofana ka pësuar tërheqje muskulare në stërvitjen e sotme dhe e ka të pamundur prezencën. Me tej thuhet se 26-vjeçari do të jetë i padisponueshëm edhe gjatë fundjavës, teksa kuqezinjtë përballen me Torinon.