Berat Gjimshiti është shfaqur protagonist në sfidën që Atalanta po luan me Genoan, takim i vlefshëm për Kupën e Italisë. Mbrojtësi i Kombëtares ka gjetur rrugën e rrjetës.

Kapiteni kuqezi në minutën e 19-të ka kaluar të tijtë në avantazh me një gol spektakolar, me futbollistin që bën kështu edhe rolin e “bomberit” për bergamaskët.
Për 32-vjeçarin ky është goli i parë sezonal.
